Për dhënien e miratimit paraprak për zotërimin nga Banka Union sh.a. të 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës Ndërkombëtare Tregtare sh.a.
Fletorja Zyrtare nr. 36, datë 25 mars 2019
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 21, datë 13.3.2019, vendosi të japë miratimin paraprak për zotërimin e 100 për qind të aksioneve me të drejtë vote, të kapitalit aksionar të Banka Ndërkombëtare Tregtare sh.a. nga Banka Union sh.a.