Zyra ligjore The Partners është një kompani private, e cila mundëson konsulencë ligjore në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me të drejtën shqiptare, europiane dhe atë ndërkombëtare. Zyra ligjore The Partners ka klientë të ndryshëm, si shqiptarë, ashtu edhe të huaj.
Në zyrën ligjore The Partners do të gjeni një grup avokatësh dhe juristësh të aftë dhe kompetentë. Profesionistët tanë kanë përvoja në fusha të ndryshme ligjore dhe pjesa më e madhe kanë studiuar dhe ushtruar profesionin jashtë vendit.
Gjuhët me të cilat punojmë janë: anglisht, frëngjisht, italisht dhe, sigurisht, shqip.
Klientët tanë
Klientët tanë janë si shqiptarë, ashtu edhe të huaj, nga kompanitë e vogla lokale deri në më të mëdhatë, shumëkombëshe. Fushat e tyre të punës janë industri të tilla si ajo e: energjisë, naftës dhe gazit, financës, sistemit bankar, turizmit etj.
Shërbimet tona
Zyra ligjore The Partners mundëson një tërësi të gjerë shërbimesh ligjore, duke përmbushur të gjitha nevojat ligjore të klientit. Jemi të specializuar në të drejtën tregtare dhe të drejtën e shoqërive tregtare, përfshirë bashkimet, blerjet, ristrukturimet dhe konkurrencën; të drejtën e punës; zgjidhjet gjyqësore të çështjeve; të drejtën tatimore dhe të drejtën europiane e ndërkombëtare.
Zyra ligjore The Partners këshillon organizatat që merren me punë sociale, duke u dhënë asistencë falas.
Anëtarët e stafit të zyrës ligjore The Partners kanë punuar në çdo sektor të së drejtës në Shqipëri, përjashtuar atë penal.
Zyra ligjore The Partners zotëron njohuritë e veçanta dhe pasionin e nevojshëm për t’i garantuar klientit shërbime shumë të larta profesionale ligjore. Përkushtimi ndaj klientit është ajo çka na karakterizon në punë.
Zyra ligjore The Partners ju siguron ndihmën e duhur dhe të hollësishme ligjore për çështje të cilat shfaqen në veprimtarinë e përditshme të biznesit tuaj.
Ekipi ynë ligjor vepron me profesionalitet dhe përkushtim në të gjitha fushat e ligjit që praktikojmë.
Zyra ligjore The Partners zotëron njohuritë e veçanta dhe pasionin e nevojshëm për t’i garantuar klientit shërbime shumë të larta profesionale ligjore. Përkushtimi ndaj klientit është ajo çka na karakterizon në punë.
Zyra ligjore The Partners ju siguron ndihmën e duhur dhe të hollësishme ligjore për çështje të cilat shfaqen në veprimtarinë e përditshme të biznesit tuaj.
Ekipi ynë ligjor vepron me profesionalitet dhe përkushtim në të gjitha fushat e ligjit që praktikojmë.
E drejtë tregtare
Themelim i shoqërive tregtare
Kontrata tregtare
Marrëveshje shitjeje dhe shpërndarjeje
Shërbime furnizimi
Marrëveshje IT
Licencim
Ruajtje e të dhënave
Nënkontraktim
‘Franchising’ dhe marketing
Marrëveshje ndërkombëtare
E drejtë bankare dhe financë
Kreditim i korporatave
Financim i pasurive të paluajtshme
Financim i projekteve
Financim i aseteve dhe ‘leasing’
E drejtë e korporatave dhe e drejtë e punës
Themelim i kompanive
Bashkime, blerje dhe shkrirje të shoqërive
Ndërmarrje të përbashkëta
Punësim
Sindikata
Zgjidhje mbi çështjet e punësimit të derivuara nga blerje, bashkime, etj.
Skemat e pensionit
Zgjidhje të mosmarrëveshjeve
Korporata (përfshirë mosmarrëveshjet ndërmjet aksionerëve)
Punësimi
Shërbime financiare
Mashtrime
Të përgjithshme tregtare
Sigurime
Pronësi intelektuale
Përgjegjësia për produktet
Pasuri të paluajtshme
Teknologji
Administrative
Energji dhe transport
Kontrata furnizimi me energji dhe kontraktimi
Verifikim i procedurave
Çështje rregullatore
Transport
Koncesione/ PPP
Pronësi intelektuale
Marka e shenja tregtare
Patenta, module përdorimi, të drejta dizajni industrial
E drejta e autorit
Antifalsifikim dhe antipirateri
Kontrata për mbrojtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin e të drejtave të pronësisë intelektuale përfshirë aleancat strategjike
Vlerësim i portofoleve të inteligjencës intelektuale gjatë proceseve gjyqësore
Teknologji, telekomunikacion dhe media
Nënkontraktim dhe integrim i sistemeve
Zhvillim dhe licencim i teknologjisë
Furnizim dhe blerje të pajisjeve elektronike dhe programeve ‘software’
Rregullim dhe pajtueshmëri me ligjin (përfshirë telekomunikacionin dhe transmetimin)
Marrëveshje të komunikimit
Ruajtje e të dhënave, kërkesa për informacion dhe pajtueshmëri me ligjin
Reklamim, marketing dhe sponsorizim
E drejtë tatimore
Taksa lokale dhe kombëtare (si taksa e biznesit për kompanitë, transfertat, pronën dhe taksat e tokës)
Asistencë për auditet tatimore
Detyrimet doganore dhe akcizat
Ne kemi nevojë të vazhdueshme për avokatë të përgatitur dhe asistentë juristë. Kandidatëve fitues do t’u jepet një mundësi e shkëlqyer punësimi në firmën tonë.
Ju lutemi, dërgojeni CV-në tuaj së bashku me një letër motivacioni në adresën: amarku@thepartners.al.
“The Partners Law Firm”
Zyra në Tiranë:
Rruga “Ibrahim Rugova”
No. 5, Sky Tower
1000 Tirana – Albania