Për dhënien e miratimit paraprak për rritjen e pjesëmarrjes influencuese (të tërthortë) dhe zotërimin e pjesëmarrjes influencuese (të tërthortë) në kapitalin aksionar të “Bankës Amerikane të Investimeve” sh.a.

Fletorja Zyrtare nr. 228, datë 24 dhjetor 2020

Më datë 16.12.2020, me vendimin nr. 79, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për rritjen e pjesëmarrjes influencuese (të tërthortë) të aksionarit Andi Ballta, nga 30% në 80%, në kapitalin aksionar të Bankës Amerikane të Investimeve sh.a., si dhe miratimin paraprak për zotërimin e pjesëmarrjes influencuese (të tërthortë), në masën 30%, të aksionarit MOSCOPOLE INC, në kapitalin aksionar të Bankës Amerikane të Investimeve sh.a.