Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 29, datë 25 shkurt 2021

Më datë 4.2.2021, me vendimin nr. 31, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Aris Albania” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Guri i Zi”, “Daznjanë” dhe “Shëlli”, me kapacitet total të instaluar 4755 kw, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 4.2.2021, me vendimin nr. 32, ERE vendosi të mos pranojë kërkesën e shoqërisë “E-Vento s.r.l. Albania” sh.p.k. për zgjatjen e afatit të plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nr. 84/2008, të ndryshuar, si dhe të fillojë procedurën për heqjen e licencës nr. 60, seria NPM08P, të kësaj shoqërie.

Më datë 4.2.2021, me vendimin nr. 33, ERE vendosi të mos pranojë kërkesën e shoqërisë “ERS-08” sh.p.k. për zgjatjen e afatit të plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nr. 63/2008, të ndryshuar, si dhe të fillojë procedurën për heqjen e licencës nr. 59, seria NPM08P, të kësaj shoqërie.

Më datë 4.2.2021, me vendimin nr. 34, ERE vendosi të mos pranojë kërkesën e shoqërisë “HERA” sh.p.k. për zgjatjen e afatit të plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nr. 61/2007, të ndryshuar, si dhe të fillojë procedurën për heqjen e licencës nr. 49, seria NPM07P, të kësaj shoqërie.

Më datë 4.2.2021, me vendimin nr. 35, ERE vendosi të mos pranojë kërkesën e shoqërisë “Biopower Green Energy” sh.p.k. për zgjatjen e afatit të plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nr. 90/2008, të ndryshuar, si dhe të fillojë procedurën për heqjen e licencës nr. 64, seria NPM08P, të kësaj shoqërie.

Më datë 4.2.2021, me vendimin nr. 36, ERE vendosi të mos pranojë kërkesën e shoqërisë “Albanian Green Energy” sh.p.k. për zgjatjen e afatit të plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nr. 89/2008, të ndryshuar, si dhe të fillojë procedurën për heqjen e licencës nr. 63, seria NPM08P, të kësaj shoqërie.