Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 227, datë 23 dhjetor 2020

Më datë 4.12.2020, me vendimin nr. 205, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Erdy Energy sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Kalis, me kapacitet të instaluar 1958 kw, për një afat 30-vjeçar.

Më datë 11.12.2020, me vendimin nr. 206, ERE vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqërisë OST sh.a. për rishikimin e vendimit të mëparshëm të ERE-s nr. 163/2020, “Mbi mosfillimin e procedurës për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë OST sh.a., lidhur me miratimin e tarifës së kërkuar prej 1.31 lekësh/kwh, për shërbimin e transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2021”.

Më datë 11.12.2020, me vendimin nr. 207, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike, të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, prej 11.32 lekë/kwh, për muajin nëntor 2020.

Më datë 11.12.2020, me vendimin nr. 208, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë Erdy Energy sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.

Më datë 11.12.2020, me vendimin nr. 209, ERE vendosi të miratojë rinovimin e licencës së shoqërisë Energia Gas and Power Albania sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 159/2015, për një afat 5-vjeçar, duke filluar nga data 29 dhjetor 2020.