Për dhënien e miratimit paraprak për zotërimin nga Alpha International Holdings Single Member SA, Greqi, të 100 përqind të kapitalit aksionar të Banka Alpha Albania sh.a.

Fletorja Zyrtare nr. 11, datë 21 janar 2021

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 3, datë 13.1.2021, vendosi të japë miratimin paraprak për zotërimin e 100% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksionar të Banka Alpha Albania sh.a., nga Alpha International Holdings Single Member SA, Greqi.