Vendim i Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 14, datë 28 janar 2021

Më datë 20.01.2021, me vendimin nr. 20, ERE vendosi të lërë në fuqi vendimin e saj të mëparshëm nr. 122/2019 “Mbi miratimin e draftkontratës ndërmjet KESH sh.a. dhe OSSH sh.a. për shitblerjen e sasisë së tepërt të energjisë elektrike, që rezulton pas përmbushjes së kërkesës së klientëve që përfitojnë nga shërbimi universal, me qëllim mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, për periudhën kohore 1 janar 2019 – 31 dhjetor 2019”, deri në paraqitjen e draftkontratës së re nga KESH sh.a. dhe OSSH sh.a. dhe miratimin e saj nga ERE.