Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi

Fletorja Zyrtare nr. 223, datë 21 dhjetor 2020

Më datë 16.12.2020, me vendimin nr. 1025, Këshilli i Ministrave vendosi rritjen e pagës bazë minimale mujore për punonjësit në të gjithë Republikën e Shqipërisë.  Sipas vendimit në fjalë, duke filluar nga data 1 janar 2021, paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga  të gjithë personat, juridikë a fizikë, vendas ose të huaj, do të jetë 30 000 mijë lekë në muaj nga 26 000 mijë lekë në muaj që parashikohej përpara këtij vendimi.