Për një ndryshim në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”

Fletorja Zyrtare nr. 11, datë 21 janar 2021

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 5, datë 13.1.2021, vendosi të kryejë një ndryshim në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”. Vendimi në fjalë shtyn me tre muaj masat lehtësuese për ristrukturimin e kredive, të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në kuadër të situatës së shkaktuar nga COVID-19, duke e spostuar afatin e tyre nga 31 dhjetor 2020 në 31 mars 2021. Në saje të këtij vendimi, kreditë e ristrukturuara deri më datë 31 mars 2021 ruajnë të njëjtin klasifikim të kredisë dhe provigjionim që kishin përpara ristrukturimit të tyre.