Për miratimin e rregullores “Për procedurat e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore”

Fletorja Zyrtare nr. 228, datë 24 dhjetor 2020

Më datë 16.12.2020, me vendimin nr. 80, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë një rregullore që ka për objekt përcaktimin e procedurave të ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore apo, thënë ndryshe, të veprimeve që ndërmerr Banka e Shqipërisë me qëllim ndikimin e kërkesës dhe/ose ofertës për lekë ndaj monedhave të huaja.