Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 220, datë 17 dhjetor 2020

Më datë 2.12.2020, me vendimin nr. 201, ERE vendosi të rinovojë licencën e shoqërisë GSA sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 57/2011, i ndryshuar, për një afat 5-vjeçar, duke filluar nga data 23 qershor 2021.

Më datë 2.12.2020, me vendimin nr. 202, ERE vendosi të miratojë Rregulloren për procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në tregun e parregulluar, për shoqërinë publike të furnizimit në tregun e lirë, FTL sh.a.