Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat

Fletorja Zyrtare nr. 11, datë 21 janar 2021

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 4, datë 13.1.2021, vendosi të pezullojë deri më datë 31 dhjetor 2021 shpërndarjen nga ana e bankave të fitimit të vitit 2020 dhe të fitimit që do të realizohet gjatë vitit 2021.