Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 13, datë 26 janar 2021

Më datë 11.01.2021, me vendimin nr. 1, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 14.82 lekësh/kwh për muajin dhjetor 2020.

Më datë 11.01.2021, me vendimin nr. 2, ERE vendosi të pranojë kërkesën e shoqërisë Albpetrol sh.a., për zgjatjen e afatit të procedurës administrative për shqyrtimin e kërkesës për licencimin e shoqërisë në veprimtarinë e furnizimit të gazit natyror, për 3 muaj, duke filluar nga data 6 janar 2021 e deri në datën 6 prill 2021.