Për një shtesë në vendimin nr. 597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, dokumentacionit dhe masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”

Fletorja Zyrtare nr. 24, datë 16 shkurt 2021

Më datë 10.2.2021, me vendimin nr. 85, Këshilli i Ministrave vendosi të kryejë një shtesë në vendimin e tij të mëparshëm nr. 597/2019. Konkretisht, me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga pandemia COVID-19, përmes kësaj shtese tashmë parashikohet dyfishimi i masës së ndihmës ekonomike, për një periudhë 6-mujore, për disa kategori përfituesish të ndihmës ekonomike, të cilët janë si në vijim: familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; si dhe viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre.