Vendime të Entit Rregullator të Energjisë

Fletorja Zyrtare nr. 32, datë 2 mars 2021

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 37, pas kërkesës së shoqërisë “Furnizuesi i Tregut të Lirë” sh.a. për shtyrjen e datës së hyrjes në fuqi të Rregullores mbi procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në tregun e parregulluar për shoqërinë publike të furnizimit, miratuar me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 202/2020, deri në fund të muajit prill 2021, ERE vendosi të shtyjë datën e hyrjes në fuqi të rregullores së lartpërmendur deri më 31 mars 2021.

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 38, ERE vendosi të miratojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 10.80 lekësh/kwh, për muajin janar 2021.

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 39, ERE vendosi të heqë licencën nr. 384, seria T16, për veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, dhënë shoqërisë “Nordic Invest Group” sh.p.k., me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 121/2016.

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 40, ERE vendosi të heqë licencën nr. 405, seria P18K, për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, dhënë shoqërisë “Malsia Solar 1” sh.p.k., me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 105/2018.

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 41, ERE vendosi të heqë licencën nr. 406, seria P18K, për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, dhënë shoqërisë “Malsia Solar 2” sh.p.k., me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 106/2018.

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 42, ERE vendosi të heqë licencën nr. 407, seria P18K, për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, dhënë shoqërisë “Malsia Solar 3” sh.p.k., me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 107/2018.

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 43, ERE vendosi të heqë licencën nr. 398, seria T18, për veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, dhënë shoqërisë “Wind Power Albania” sh.p.k., me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 58/2018.

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 44, ERE vendosi të heqë licencën nr. 413, seria F18, për veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, dhënë shoqërisë “Wind Power Albania” sh.p.k., me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 126/2018.

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 45, ERE vendosi të heqë licencën nr. 359, seria T17, për veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, dhënë shoqërisë “ENPI” sh.p.k., me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 36/2017.

Më datë 11.2.2021, me vendimin nr. 46, ERE vendosi të heqë licencën nr. 384, seria T17, për veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, dhënë shoqërisë “Energy to Energy” sh.p.k., me vendimin e mëparshëm të ERE-s nr. 144/2017.