Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 237, datë 6.3.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve”
Fletorja Zyrtare nr. 170, datë 13 dhjetor 2019
Më datë 11.12.2019, me vendimin nr. 800, Këshilli i Ministrave vendosi të kryejë disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e tij të mëparshëm nr. 237/2009. Konkretisht, ky vendim pasi parashikon se spitalet ditore janë ato spitale që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale apo procedura invasive, diagnostikuese apo terapeutike të pacientëve nën anestezi të përgjithshme, lokale apo sedacion, të cilët shtrohen edhe dalin nga spitali brenda së njëjtës ditë, sipas një plani shtrimi paraprak, përcakton se shërbimi spitalor ditor mund të ofrohet jo vetëm nga spitalet publike, por edhe nga personat juridikë që ushtrojnë veprimtari në fushën e shërbimit spitalor jopublik. Gjithashtu, për të ofruar shërbimin spitalor ditor, spitalet ditore duhet të plotësojnë edhe kriteret infrastruktore dhe të veçanta që përcaktohen nga ky vendim.