Për miratimin e Kodit të Etikës për Administratorët e Falimentimit
Fletorja Zyrtare nr. 138, datë 26 shtator 2018
Më datë 19.9.2018, me vendimin nr. 543, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë Kodin e Etikës për Administratorët e Falimentimit. Ky Kod përcakton rregullat e sjelljes që duhet të respektohen dhe zbatohen nga të gjithë administratorët e falimentimit që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.