Për miratimin e rregullores “Për raportin e levës financiare të bankave”
Fletorja Zyrtare nr. 204, datë 20 nëntor 2020
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 63, datë 4.11.2020, vendosi të miratojë rregulloren “Për raportin e levës financiare të bankave”, e cila përcakton kriteret dhe rregullat për llogaritjen e raportit të levës financiare të bankave, si dhe nivelin minimal të raportit të levës financiare.