Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Falimentimit
Fletorja Zyrtare nr. 138, datë 26 shtator 2018
Më datë 19.9.2018, me vendimin nr. 542, Këshilli i Ministrave vendosi në lidhje me funksionimin dhe organizimin e Agjencisë Kombëtare të Falimentimit. Kjo Agjenci funksionon si person juridik publik, në varësi të ministrit të Drejtësisë, si dhe ka buxhetin e saj. Agjencia e lartpërmendur duhet të garantojë respektimin e legjislacionit në fuqi lidhur me procedurat e falimentimit, mision të cilin ajo e realizon duke mbikëqyrur aktivitetin e administratorëve të falimentimit.