Për strehimin social
Fletorja Zyrtare nr. 79, datë 30 maj 2018
Më datë 3.5.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”. Ligji në fjalë ka si qëllim të krijojë mundësitë për strehim për ato familje dhe individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në dispozitat e tij.
Programet sociale të strehimit që i ofrohen individit apo familjes janë programi i banesave sociale me qira; programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri; programi i banesave me kosto të ulët; programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi; programi për krijimin e banesave të përkohshme; si dhe programi i banesave të specializuara.
Për zbatimin e këtij ligji, do të ngrihet me urdhër të Kryeministrit, me propozim të ministrit përgjegjës për strehimin, Këshilli Kombëtar për Strehimin, i cili do të jetë një organ këshillimor.