Rregullore për kërkesat dhe kriteret që duhet të plotësohen për ushtrimin e veprimtarisë si agjenci udhëtimi
Fletorja Zyrtare nr. 195, datë 21 tetor 2016
Këshilli i Ministrave miratoi një rregullore (nr. 709, datë 12.10.2016 ‘’Për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit’’), e cila përcakton kriteret dhe kërkesat që duhet të plotësojë cdo person fizik/juridik dhe sipërmarrje që ushtron veprimtarinë nëpërmjet platformave elektronike për t’u licencuar për të ushtruar veprimtarinë e agjencisë së udhëtimit në Republikën e Shqipërisë.
Rregullorja përmban dhe dispozita mbi përfaqësimin e agjencisë së udhëtimit dhe rregullat e sjelljes lidhur me sistemin e rezervimit (CRS), një sistem kompjuterik që përmban informacion mbi oraret, vendet e lira dhe cmimet të më shumë se një shoqërie fluturimi, me ose pa lehtësira për të bërë rezervime ose për të blerë bileta fluturimi, në masën që këto shërbime iu vihen në dispozicion klientëve nga shoqëritë e fluturimit.