Saktësim i procedurës së hartimit të propozimit nga drejtoritë në varësi të ALUIZNI-t,mbi kalimin e pronësisë mbi parcelën ndërtimore dhe miratimin e masës dhe vlerës së kompensimit financiar

Fletorja Zyrtare nr. 184, datë 4 tetor 2016

 

Më datë 22.9.2016, ALUIZNI ka miratuar një udhëzim (Udhëzimi nr. 1451 “Për përcaktimin e procedurave të hartimit të propozimit,për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore dhe miratimin e masës dhe vlerës së kompensimit financiar”) në lidhje me procedurën që duhet të ndjekin drejtoritë në varësi të ALUIZNIT-t për propozimin për kalim pronësie dhe miratim të masës së kompensimit.

Së pari, udhëzimi ka si qëllim të të përcaktojë metodën e organizimit të dokumentacionit në varësi të gjendjes juridike të pronësisë.

Së dyti, udhëzimi shpjegon metodën që duhet ndjekur dhe sqaron cilat janë të dhënat dhe dokumentat e nevojshme të propozimit të cilat duhet ti dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t pas miratimit të lejes së legalizimit.