Vendime të Entit Rregullator të Energjisë
Fletorja Zyrtare nr. 13, datë 5 shkurt 2020
Më datë 10.01.2020, me vendimin nr. 1, ERE vendosi miratimin e çmimit të furnizimit me energji elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 16.57 lekësh/kwh, për muajin dhjetor 2019.
Më datë 10.01.2020, me vendimin nr. 2, ERE vendosi të fillojë procedurën për shqyrtimin e aplikimit të FSHU sh.a., për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë për klientët që shërbehen nga furnizuesi i shërbimit universal për vitin 2020, si dhe fillimin e procedurës për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë OSSH sh.a. për përcaktimin e tarifave, sipas nivelit të tensionit për vitin 2020.
Më datë 10.01.2020, me vendimin nr. 4, ERE vendosi të mos fillojë procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë NOA Energy Trade sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 7/2015, për një afat 5-vjeçar.
Më datë 10.01.2020, me vendimin nr. 5, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë GSA sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të gazit natyror (shitje me shumicë).
Më datë 10.01.2020, me vendimin nr. 6, ERE vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë GSA sh.p.k. në veprimtarinë e furnizimit të gazit natyror (shitje me pakicë), për një afat 10-vjeçar.
Më datë 16.01.2020, me vendimin nr. 7, ERE vendosi miratimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike prej 8.0532 lekë/kWh, i cili do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi për vitin 2020.
Më datë 16.01.2020, me vendimin nr. 8, ERE vendosi të fillojë procedurën për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike/KESH sh.a., aksionet e së cilës kontrollohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti, dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal, për furnizimin e klientëve fundorë.
Më datë 16.01.2020, me vendimin nr. 9, ERE vendosi të identifikojë dokumentacionin, e depozituar nga shoqëria Wonder sh.p.k. si pjesë e aplikimit për transferimin e kompetencave të menaxhimit dhe operimit të koncesionit HEC Sasaj, që do të trajtohet si dokumentacion konfidencial.