Disa shtesa në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”
Fletorja Zyrtare nr. 232, datë 28 dhjetor 2017
Më datë 18.12.2017, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 114/2017 ‘’Për disa shtesa në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”. Shtesa e parë është kryer në nenin 4, të cilit i shtohen pikat 53, 54 dhe 55 me këtë përmbajtje:
- “Strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton strukturën akomoduese, që përfshin hotelin dhe/ose resortin me 4 ose 5 yje, e cila përmbush kriteret e përcaktuara në nenin 33/2 të këtij ligji.
- “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton subjektin, i cili financon ndërtimin dhe/ose merr përsipër ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 ose 5 yje, status special, në zonat me përparësi zhvil- limin e turizmit, i cili përmbush kriteret e për- caktuara në nenin 33/1 të këtij ligji.
- “Operator menaxhues në strukturë ako- moduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkup- ton grupin hotelier, i cili merr përsipër operimin dhe menaxhimin e një strukture akomoduese me 4 ose 5 yje, status special, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kontratave “franchising” apo kontratave të tjera, të ngjashme me këtë të fundit.”.
Shtesa e dytë përkon me shtimin pas nenin 33, të neneve 33/1 dhe 33/2 me këtë përmbajtje:
Neni 33/1 parashikon se statusi i veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” jepet nga Këshilli i Mi- nistrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për turizmin, për subjektin që plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme:
- a) është investitor në një strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, në Republikën e Shqipërisë, të certifikuar si e tillë nga struktura përgjegjëse, sipas këtij ligji;
- b) vlera e investimit është të paktën 8 milionë euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 4 yje dhe të paktën 15 milionë euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje.
Ndërsa neni 33/2, paragrafi 1, parashikon se kriteret e tjera, procedurat dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë subjektet që duan të aplikojnë për statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për turizmin.
Paragrafi 2 i nenit 33/2 parashikon se subjektet, që përfitojnë statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënshkruajnë marrëveshje zhvillimi me ministrinë përgjegjëse për turizmin, në të cilën parashikohen detyrimet e ndërsjella, afatet e realizimit të projektit, vlera e projektit, ndalimet për tjetërsimin e pronësisë së strukturave të ndërtuara apo pjesëve të tyre, si dhe pasojat nga mosrespektimi i detyrimeve të ndërsjella.
Së fundi, ligji nr. 114/2017 parashikon se Këshilli i Ministrave, brenda 9 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të pikës 1 të nenit 33/2.