Format i marrëveshjes me investitorët në fushën e turizmit

Fletorja Zyrtare nr. 189, datë 11 tetor 2016

 

Këshilli i Ministrave me vendim nr. 691,datë 5.10.2016 ‘’Për miratimin e formatit të marrëveshjes me investitorët në fushën e turizmit’’ miratoi formatin standard të kontratës që do të përdoret për të përcaktuar kushtet me të cilat Autoriteti Kontraktues i jep Investitorit të drejtën për të përdorur Pasurinë(pasuria e paluajtshme që i vihet në dispozicion sipas ligjit ‘’Për turizmin’’)dhe se Investitori merr përsipër të përdorë Pasurinë për të ndërtuar, zhvilluar, operuar Projektin e propozuar nga Investitori dhe të miratuar nga Autoriteti Kontraktues.