Ligji Nr. 16/2018 “Për diasporën”
Fletorja Zyrtare nr. 56, datë 20 prill 2018
Më datë 5.4.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 16/2018 “Për diasporën”.
Ky ligj përmban një sërë rregullash, të cilat kanë si qëllim të përcaktojnë mënyrën e mbajtjes, forcimit dhe realizimit të lidhjeve të diasporës me vendin e origjinës.
Gjithashtu, ligji synon ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet shtetërore në vendin e origjinës. Për të përmbushur qëllimet e mësipërme, ligji përmban edhe rregulla mbi krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, si dhe kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën.