Ligji Nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”
Fletorja Zyrtare nr. 59, datë 26 prill 2018
Më datë 5.4.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”.
Ky ligj na jep një kornizë të qartë mbi mbledhjen, përpunimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e statistikave zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, përmban krahas parimeve statistikore dhe të koordinimit të Sistemit Kombëtar Statistikor, edhe rregullat për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me statistikat zyrtare në fushën demografike dhe sociale, ekonomike, sektoriale, si dhe në fushën e mjedisit dhe multidomain.