Ligji Nr. 18/2018 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 5 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”

Fletorja Zyrtare nr. 59, datë 26 prill 2018

Më datë 5.4.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të ratifikojë protokollin shtesë nr. 5 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Protokolli i lartpërmendur synon të thjeshtojë inspektimet që kanë të bëjnë me procedurat e zhdoganimit dhe të reduktojë formalitetet në maksimumin e mundshëm.  Protokolli, gjithashtu, synon

shkëmbimin e të dhënave midis autoriteteve doganore dhe njohjen reciproke të programeve kombëtare të operatorëve ekonomikë të krijuar në një prej Palëve të marrëveshjes, me kusht që legjislacioni dhe zbatimi i çdo programi kombëtar të jenë në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës të BE-së.