Ligji Nr. 19/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian për programin Interreg V-B Mesdhe (MED), 2014–2020

Fletorja Zyrtare nr. 62, datë 2 maj 2018

Më datë 5.4.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të ratifikojë marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian për programin Interreg V-B Mesdhe (MED), 2014–2020.

Programi i mësipërm synon të mbështesë shkëmbimet e përvojave, njohurive dhe përmirësimin e politikave publike ndërmjet autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale, si dhe aktorëve të tjerë territorialë të zonës së Mesdheut. Gjithashtu, Programi synon zhvillimin afatgjatë të zonës së Mesdheut dhe forcimin e bashkëpunimit transkombëtar ndërmjet rajoneve dhe vendeve pjesëmarrëse.