Ligji Nr. 20/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit pë realizimin e së drejtës për pension”

Fletorja Zyrtare nr. 62, datë 2 maj 2018

Më datë 12.4.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të ratifikojë marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me vërtetimin reciprok të periudhave të sigurimit, me qëllim plotësimin e kushteve për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pensionin e pleqërisë, pensionin e invaliditetit dhe pensionin familjar.