Ligji Nr. 21/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian për programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020
Fletorja Zyrtare nr. 63, datë 3 maj 2018
Më datë 12.4.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të ratifikojë marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian për programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020.
Programi i mësipërm ka si qëllim nxitjen e integrimit europian ndërmjet Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë, duke përfituar nga burimet e pasura natyrore, kulturore dhe njerëzore përreth deteve Adriatik dhe Jon dhe rritjen e kohezionit ekonomik, social dhe territorial në zonën e Programit.