Mbi hyrjen në fuqi të dy marrëveshjeve ndërkombëtare
Fletorja Zyrtare nr. 186, datë 27 dhjetor 2018
Më datë 24.12.2018, me njoftimin nr. 19304, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se marrëveshja e Lokarnos, “Për përcaktimin e një klasifikimi ndërkombëtar për dizenjot industriale”, si dhe marrëveshja e Vjenës, “Për klasifikimin ndërkombëtar të elementeve figurative të markave tregtare”, do të hyjnë në fuqi për Republikën e Shqipërisë më 16 janar 2019.