Mbi hyrjen në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare

Fletorja Zyrtare nr. 201, datë 18 nëntor 2020

Më datë 16.11.2020, me njoftimin nr. 13 522,  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi hyrjen në fuqi të dy marrëveshjeve ndërkombëtare. Konkretisht, Ministria njofton se më datë 4 nëntor 2020 ka hyrë në fuqi marrëveshja e nënshkruar në Doha ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit mbi heqjen e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale, ndërsa më datë 11 nëntor 2020 ka hyrë në fuqi marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Bashkëpunuese të Guajanës mbi përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, pasaportave të shërbimit dhe pasaportave të zakonshme.