Miratim i formularit të aplikimit dhe procedurave për përfitimin e mbështetjes financiare lidhur me projektet për turizmin
Fletorja Zyrtare nr. 198, datë 27 tetor 2016
Më datë 13.10.2016, Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes miratoi një urdhër (URDHËR Nr. 8136 ‘’Për miratimin e formularit të aplikimit dhe procedurave për përfitimin e mbështetjes financiare lidhur me projektet për turizmin’’ ) sipas të cilit ne funksion të forcimit të konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe zgjerimit të sektorit të turizmit në Shqipëri i bëhet thirrje të gjithë subjekteve të interesuar që përmbushin kriteret e përcaktuara në formular, të dorëzojnë projekt-propozime në lidhje me:
1- Promovimin e atraksioneve turistike,industrisë së mikpritjes nëpërmjet aktiviteteve mediatike dhe inovative;
2- Zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve turistike specifike, në përputhje me kërkesën gjithnjë në rritje për paketa turistike lokale, që ofrojnë përvoja të pazakonta me me surpriza dhe ide stimuluese.
Financimi për realizimin e projekteve fituese do të mbulojë deri në 50% të kostove të miratuara dhe pranuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Për projektet që do kërkohet një financim mbi 50% miratimi do të bëhet nga Këshilli i Ministrave me vendim. Fondi në dispozicion për këtë thirrje për projekt- propozim është 22.000.000 Lekë dhe financimi nga Buxheti i shtetit nuk mund të jepet më tepër se një herë në vit për të njëjtin subjekt konkurues
Formulari tip është i publikuar në Fletoren Zyrtare nr.198/2016.