Miratim i Programit të Reformave Ekonomike

Fletorja Zyrtare nr. 16, datë 3 shkurt 2017

Me vendimin nr. 49, datë 25.1.2017 Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e Programit të Reformave Ekonomike (ERP) 2017-2019.

Program i Reformave Ekonomike të Shqipërisë 2017-2019 nënvizon politikat kryesore makroekonomike dhe ato fiskale duke synuar të vendosë një balancë të qartë midis forcave të brendshme dhe kërcënimeve nga jashtë, për të mundësuar rritje të qëndrueshme, rritje të punësimit dhe ulje të borxhit publik. Për më tepër ERP paraqet dhe reformat strukturore prioritare të prioritare të parashikuara nga Qeveria e Shqipërisë për periudhën afatmesme për të rritur prodhimin e brendshëm, për të stimuluar investime të reja dhe për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe konkurrueshmëri.

Prioritetet e Qeverisë Shqiptare janë të orientuara kah konsolidimit fiskal dhe përmirësimit të menaxhimit të shpenzimeve publike, uljes së deficitit infrastrukturor, reformës rregullatore dhe institucionale dhe përmirësimit të sistemeve të mbrojtjes sociale.

Shqipëria do të fokusohet në ERP 2017 në krijimin e një regjimi të unifikuar për investimet, përmes hartimit të një ligji të ri për investimet.

Përgatitja e ERP 2017 ishte rezultat i një bashkëpunimi të gjatë, konstruktiv dhe frytdhënës midis anëtarëve të grupit ndërinstitucional të punës, me përfaqësues nga institucione të ndryshme të Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë (BSH). Procesi i përgatitjes së ERP është paraprirë nga prezantime të vecanta të organizuara në bashkëpunim me OECD dhe Komisionin Evropian.