Miratim i ‘’Sistemit raportues i shoqërive të kursim-kreditit dhe Unioneve të tyre’’

Fletorja Zyrtare nr. 196, datë 25 tetor 2016

 

Banka e Shqipërisë me vendimin nr. 106, datë 5.10.2016 ka miratuar një listë formularësh që duhet të plotësohen nga SHKK-të dhe Unionet e tyre në funksion të raportimit financiar dhe transparencës. Sipas vendimit sistemi raportues konsiston në:

  1. raportimet nga Unionet për aktivitetin e tyre nëpërmjet formularëve të përcaktuar në vendim;
  2. raportimet nga Unionet për totalin e shoqërive të kursim-kreditit nëpërmjet formularëve përcaktuar në vendim;
  3. raportimet nga Unionet me të dhëna individuale për cdo shoqëri kursim-krediti, ose nga vetë SHKK-ja në rastin kur nuk është anëtare e nje Unioni sipas formulaëve përcaktuar në vendim.

Raportimi i të dhënave sipas formularëve të mësipërm bëhet në periudha tremujore.