Miratim i strategjisë kombëtare për barazinë gjinore dhe të planit të veprimit 2016–2020

Fletorja Zyrtare nr. 201, datë 31 tetor 2016

 

Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 733, datë 20.10.2016 miratoi strategjinë e tretë të këtij lloji në Republikën e Shqipërisë, e cila mbështetet në objektivat e programit të Qeverisë së Shqipërisë për barazinë gjinore dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje, kuadrin ligjor kombëtar, si dhe detyrimet ndërkombëtare që rrjedhin nga konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në këtë fushë, duke i kushtuar kujdes të vecantë sigurimit të përputhshmërisë me politikat e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të integrimit.