Miratimi i Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2017-2020

Fletorja zyrtare nr. 12, datë 31 janar 2017

Këshilli i Ministrave përmes vendimit nr. 42, datë 25.1.2017 miratoi Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2017–2020 (PKIE).

Plani Kombëtar për Integrimin Europian përfshin masa afatshkurtra dhe afatmesme që shtrihen deri në vitin 2020, me synimin që Shqipëria të ketë përafruar plotësisht legjislacionin e saj me acquis të BE-së, si edhe që të gjithë sektorët të kenë përmbushin standardet e përcaktuara në kapitujt e acquis. PKIE rishikohet çdo vit duke pasur parasysh progresin e arritur, jo vetëm në ritmin e përafrimit, por edhe në zbatimin e legjislacionit të përafruar. Përafrimi i legjislacionit të brendshëm me acquis të BE-së konsiston në këto hapa:

  • Analiza e legjislacionit të Bashkimit Europian;
  • Identifikimi i mangësive/akteve kontradiktore të legjislacionit shqiptar;
  • Hartimi/rishikimi i akteve shqiptare të përafruara;
  • Monitorimi i zbatimit të legjislacionit të përafruar.