Ndryshim dhe shtesë në lidhje me procedurën e dhënies me qira, enfiteozë ose kontratave të tjera për pasurinë shtetërore

Fletorja Zyrtare nr. 189, datë 11 tetor 2016

 

Këshilli i Ministrave me vendimin nr.693, datë 5.10.2016 bëri një ndryshim të vendimit nr. 54, datë 5.2.2014 ‘’Për përcaktimin e kritereve,të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira,enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore’’ përsa i përket tarifës minimale të qirasë së mjediseve të Pallatit të Kongreseve.

Ndërsa pas pikës 9, të kreut VI, ‘’Monitorimi i kontratave’’ shtoi pikën 10 sipas të cilës institucioni shtetëror përgjegjës palë në kontratën e qirasë ose enfiteozës me kërkesën e subjektit tjetër palë vendos për shuarjen e detyrimeve lidhur me pagesën e vlerës së qirasë, për shuarjen e penaliteteve të përcaktuara në kontratë, për zgjatjen e afateve të kontratës ose ristrukturimin në tërësi të kontratës në rastin e konstatimit të shkeljes së afatit 1-mujor për dorëzimin e pasurisë shtetërore dhënë me qira, në dy raste të përcaktuara në mënyrë taksative:

  1. a) Për periudhën kur palët kanë qenë në konflikt administrative apo gjyqësor, lidhur me vlefshmërinë e kontratës së enfiteozës ose të qirasë;
  2. b) Kur konstatohet pamundësia reale e qiramarrësit për posedimin, gëzimin, në mënyrë të qetë, të pasurisë shtetërore të marrë me qira ose enfiteozë.

Dispozita e mësipërme zbatohet për gjithë kontratat në fuqi.