Ndryshime dhe shtesa në rregullat dhe procedurat për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni

Fletorja Zyrtare nr. 197, datë 25 tetor 2016

 

Më datë 12.10.2016, me anë të vendimit nr. 718, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë disa ndryshime në VKM nr.822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni” .

Ndryshimet kryesore të VKM-së konsistojnë në ndryshimin e nenit 7 të VKM nr.822 datë 7.10.2015 për sa i përket dokumentacionit shoqërues që kërkohet gjatë aplikimit për miratimin e ndërtimit dhe ndryshimit të nenit 23 në lidhje me ndërtimin e objekteve gjeneruese me kapacitet prodhues deri në 2 MË.