Ndryshime në lidhje me pagesën për dhënien e licencës së koncesionit për rafineri për ndërtimin e rafinerisë për përpunimin e naftës bruto dhe funksionimin e saj dhe lidhur me pagesën për përsëritjen e licencës së koncesionit për rafineri

Fletorja Zyrtare nr. 197, datë 25 tetor 2016

 

Më datë 12.10.2016, me anë të vendimit nr. 717, Këshilli i Ministrave, vendosi të miratojë disa ndryshime në VKM nr. 19, datë 14.1.2015 ‘’Për procedurat dhe kushtet për dhënien, transferimin dhe përsëritjen e licencës së koncesionit për rafineri për kryerjen e veprimtarisë së përpunimit të naftës bruto për prodhimin e nënprodukteve të saj’’ për sa i përket pagesës që duhet bërë për dhënien e licencës së koncesionit për rafineri për ndërtimin e rafinerisë për përpunimin e naftës bruto dhe funksionimin e saj bëhet sipas klasifikimit të mëposhtëm, kundrejt një pagese prej:

– 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi deri në 100 000 tonë;

– 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi nga 100 000 tonë deri në 200 000 tonë;

– 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi nga 200 000 tonë deri në 300 000 tonë;

– 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi mbi 300 000 tonë.

Pika 6 e kapitullit III ndryshon dhe në pikën b) sipas të cilës pagesa bëhet nga subjekti mbajtës i lejes në llogarinë e institucionit dhe të ardhurat derdhen në buxhetin e shtetit.