Njoftim mbi hyrjen në fuqi të disa marrëveshjeve ndërkombëtare
Fletorja Zyrtare nr. 235, datë 3 janar 2018
Së pari, me njoftimin nr. 19014, datë 20.12.2017 bëhet e ditur se ka hyrë në fuqi më 26.10.2017, marrëveshja e nënshkruar më 2.5.2017 ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2016, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në Kampusin Universitar të Tiranës, sipas parimit të eficiencës energjetike, faza II”. Së dyti, me njoftimin e mësipërm bëhet e ditur se ka hyrë në fuqi më 11.12.2017, marrëveshja e nënshkruar në Nju-Jork, më 16.6.2017, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Perusë për heqjen e vizave për mba- jtësit e pasaportave diplomatike, të veçanta ose të shërbimit.