Për dhënien e miratimit paraprak për bashkimin me përthithje të Bankës Union sh.a. me Bankën Ndërkombëtare Tregtare sh.a.

Fletorja Zyrtare nr. 103, datë 17 korrik 2019

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 53, datë 3.7.2019, vendosi të japë miratimin paraprak për përthithjen e Bankës Ndërkombëtare Tregtare sh.a. nga Banka Union sh.a.  Sipas këtij vendimi, Banka Union sh.a. do të ushtrojë vetëm veprimtaritë bankare dhe financiare për të cilat është licencuar.