Për dhënien e miratimit paraprak për kryerjen e veprimtarive financiare shtesë nga Banka Credins sh.a.

Fletorja Zyrtare nr. 218, datë 15 dhjetor 2020

Më datë 2.12.2020, me vendimin nr. 74, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për kryerjen nga Banka Credins sh.a. të veprimtarive financiare shtesë të marrjes së angazhimeve dhe tregtimit për llogari të saj ose për llogari të klientëve, qoftë edhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar (OTC).