Për dhënien e miratimit paraprak për kryerjen e veprimtarive financiare shtesë nga Banka Union sh.a.

Fletorja Zyrtare nr. 127, datë 8 korrik 2020

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 42, datë 1.7.2020, vendosi të japë miratimin paraprak për kryerjen nga Banka Union sh.a. të disa veprimtarive financiare shtesë. Këto veprimtari financiare shtesë kanë të bëjnë me tregtimin për llogari të klientëve, qoftë edhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar ose ndryshe të letrave me vlerë të transferueshme, me ndërmjetësimin për transaksionet monetare të marrjes në kujdestari, si dhe me shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe me shërbime të tjera ndihmëse për veprimtaritë e sapopërmendura.