Për dhënien e miratimit paraprak për zotërimin e pjesëmarrjes influencuese (të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë) të aksionerit Amryta Capital LLP në kapitalin aksionar të Bankës Credins sh.a.

Fletorja Zyrtare nr. 169, datë 11 dhjetor 2019

Më datë 4.12.2019, me vendimin nr. 75, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për rritjen e pjesëmarrjes influencuese (të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë) të aksionerit Amryta Capital LLP, Mbretëria e Bashkuar, nga 14.918% në 23.247%, në kapitalin aksionar të Bankës Credins sh.a.