Për dhënien e miratimit paraprak për zotërimin nga Balfin sh.p.k. të 88.95 për qind të kapitalit aksionar të Bankës Tirana sh.a.

Fletorja Zyrtare nr. 17, datë 14 shkurt 2019

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 17, datë 6.2.2019, vendosi të japë miratimin paraprak lidhur me zotërimin e 88.95% të aksioneve me të drejtë vote, të kapitalit aksionar të Bankës Tirana sh.a. nga Balfin sh.p.k., me kusht paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të miratimit të Hellenic Financial Stability Fund (HFSF) për shitjen e aksioneve të Bankës Tirana sh.a.