Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 639, datë 7.9.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të procedurave e të llojeve të testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës së punëmarrësit, si dhe të mënyrës së funksionimit të shërbimit mjekësor në punë

Fletorja Zyrtare nr. 123, datë 9 shtator 2019

Më datë 4.9.2019, me vendimin nr. 596, Këshilli i Ministrave vendosi të bëjë disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e tij të mëparshëm nr. 639/2016. Sipas këtyre ndryshimeve, raporti i aftësisë në punë që do të dorëzohet tek punëdhënësi në momentin e fillimit të punës tashmë do të lëshohet nga mjeku i familjes dhe jo më nga komisioni mjekoligjor siç parashikohej më herët. Gjithashtu, është shtuar parashikimi se mjeku i punës duhet të kartelizojë çdo punonjës në fillim të punës dhe duhet të dokumentojë në kartelën shëndetësore të punëmarrësit të gjitha vizitat dhe ekzaminimet që do të kryejë punëmarrësi në vazhdim.