Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

Fletorja Zyrtare nr. 136, datë 21 korrik 2020

Më datë 9.7.2020, Kuvendi i Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 91/2020, përmes të cilit kryhen disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. Nisur nga situata e shkaktuar nga COVID-19, ligji në fjalë shtyn afatet për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme duke u mundësuar në këtë mënyrë bizneseve, por edhe individëve, të cilët janë të interesuar të rivlerësojnë pasuritë e tyre me vlerën e tregut, ta kryejnë këtë proces deri më datë 31 dhjetor 2020.