Për disa ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Fletorja Zyrtare nr. 197, datë 12 nëntor 2020
Më datë 15.10.2020, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 122/2020, përmes të cilit janë kryer disa ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. Me qëllim lehtësimin e kostove të bizneseve që konsiderohen si më të ekspozuara ndaj situatës së krijuar nga pandemia, ndryshimi kryesor i ligjit në fjalë përkon me parashikimin se, duke filluar nga data 1 janar 2021, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 0 (zero) në 8 (tetë) milionë lekë, shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm do të jetë 0 (zero).